Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të miratojë të hënën listën e kandidatëve që kanë shprehur interesin për pozicionin e Prokurorit të Përgjithshëm, të cilët plotësojnë kushtet ligjore për të vazhduar më tej garën pas vlerësimit paraprak.
Mbledhja është parashikuar të nisë në orën 12:00.
Janë katër kandidatë që kanë shprehur interesin për detyrën e kryeprokurorit: Arta Marku (kryeprokurore në detyrë), Olsian Çela, Fatjona Memçaj dhe Lulzim Alushaj.
Të ftuar janë përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, EURALIUS, OPDAT, si dhe vëzhgues të tjerë të akredituar.