Politika “Të bëhen ‘burra’ e të mos shkelin kurrë në rrugën e Thethit”,...

“Të bëhen ‘burra’ e të mos shkelin kurrë në rrugën e Thethit”, ja me kë e ka Rama

Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit e tij në Facebook, fotot nga nisja e punës për rrugën turistike të Thethit.

Rruge në të cilën sipas tij, “pas 30 vjetësh premtime e zhgënjime ka nisur puna, tamam siç ishim zotuar, për t’i dhënë një shtysë të fortë zhvillimit të turizmit malor në Qarkun e Shkodrës”.

Ne fund, kryeministri ka edhe një mesazh thumbues për gjithë ata që ironizuan me projektin 3D.

“Ata që para disa javësh në këtë faqe e përqeshnin postimin e videoprojektit të kësaj rruge turistike në 3D, të bëhen “burra” e të mos shkelin kurrë në këtë rrugë“- shkruan Rama.

Postimi i Ramës

JA EDHE KANTIERI I SAPONGRITUR i rrugës turistike të Thethit, ku pas 30 vjetësh premtime e zhgënjime ka nisur puna, tamam siç ishim zotuar, për t’i dhënë një shtysë të fortë zhvillimit të turizmit malor në Qarkun e Shkodrës, si edhe një mbështetje të madhe banorëve të asaj zone të bekuar, të cilët edhe pse thuajse të izoluar nga bota, kanë ndërtuar me mund e mençuri një model biznesi të admirueshëm duke e kthyer traditën e mikpritjes në burim ekonomik😊 #RESPEKT🙏

  • Rruga e re nis në Qafë Thore e përfundon në qendrën e Thethit
  • Afati per realizimin e punimeve 10 Muaj – Korrik 2020
  • Ata që para disa javësh në këtë faqe e përqeshnin postimin e videoprojektit të kësaj rruge turistike në 3D, të bëhen “burra” e të mos shkelin kurrë në këtë rrugë🤣