Kryeministri Edi Rama anulon udhëtimin drejt Nju Jorkut pas tërmetit
Mësohet se Rama ndodhet aktualisht në aeroportin e Frankfurtit në Gjermani, dhe ka vendosur të kthehet në Shqipëri për shkak të situatës së rëndë nga dy tërmetet e fuqishme që lëkundën vendin.
Rama është telefonuar edhe nga homologu italian Giuseppe Conte, i cili ka shprehur solidaritetin dhe gatishmërinë e vendit të tij për të asistuar në përballimin e situatës.
Kryeministri Rama ishte nisur drejt Nju Jorkut, ku do të merrte pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB.