Tirana u godit sot nga dy tërmete, të cilat, sipas raportimeve të para, kanë shkaktuar fatmirësisht vetëm dëme materiale. Lidhur me këtë ka reaguar edhe Bashkia e Tiranës, e cila bën të ditur se forcat e Emergjencës janë në gatishmëri për të ndihmuar këdo që ka nevoje. Ajo u bën thirrje qytetareve që të kontaktojnë pa hezitim emergjencat në numrat e mëposhtëm të telefonit.
“Para pak minutash vendi u prek nga nje termet i fortë. Raportimet e para tregojnë për magnitudë 5.8 ballë me epiqendër në detin Adriatik.
Të gjitha ekipet e Emergjencës së Bashkisë së Tiranës ndodhen në terren për të dhënë ndihmën e parë për këdo që ka nevojë.
Për cdo emergjencë ju lutem njoftoni në numrat:
Policia e shtetit ☎ 129,
Policia Bashkiake ☎ 042419465, Zjarrfikesja ☎128,
Urgjenca ☎ 127”, shkruan Bashkia e Tiranës.