Kryesore Meta: Jemi në kushtet e një vigjilence të vazhdueshme, ky është rajon...

Meta: Jemi në kushtet e një vigjilence të vazhdueshme, ky është rajon problematik

Presidenti pasi u njoh me situatën me Prefektin e Durrësit dhe shtabin e emergjencës deklaroi se po merren masat për evidentimin e pasojave të tërmetit.

Meta mohoi se jemi në emergjencë kombëtare por nënvizoi se jemi “në kushtet e një vigjilence të vazhdueshme sepse jemi një rajon problematik, dhe është e rëndësishme të jemi në bashkëpunim të vazhdueshëm në vendet e tjera të rajonit.

Presidenti nuk iu përgjigj në mënyrë direkte faktit se ky tërmet i referohej fenomenit të “apokaliptik” të cilit i druhej në fund të korrikut, por shtoi se “tani është koha për të qenë gjithmonë të vëmendshëm, dhe të punohet me koordinim efikas nga të gjitha strukturat shtetërore si dhe me një bashkëpunim të komunitetit me gjitha strukturat vendore edhe qendrore”.