Disa shenja janë më të prirura të tradhtojnë krahasuar me disa të tjera. Çdo shenjë ka një energji të ndryshme, që e bën më pak apo më shumë të prirur ndaj tradhtisë. Dhe shenja më jobesnike e horoskopit është…
PESHQIT
Personat e lindur nën këtë shenjë, janë nën ndikimin e shtysave emocionale shumë të thella. Janë romantikë dhe ëndërrues. Nëse janë vërtet të dashuruar me partnerin që kanë në krah, nuk tradhtojnë. Nëse nuk janë shumë të lidhur me personin me të cilin shoqërohen, mund të kenë më shumë se një marrëdhënie njëkohësisht, pa u zbuluar, pasi janë pak gënjeshtarë nga natyra 😉
Ndjekin impulset dhe duan të qëndrojnë me njerëz që kanë të njëjtin këndvështrim për gjërat. Pra këta njerëz janë jobesnikë, por vetëm nëse nuk janë totalisht të dashuruar me partnerin.