Qindra automjete janë dyndur në dalje të kryeqytetit. Fotografitë janë shkrepur tek Unaza e Madhe që të nxjerr në TEG, tek zona e kopshtit botanik.
Ndërkohë shumë banorë të Tiranës janë mbledhur në sheshin “Skënderbej”, në panik sidomos pas tërmetit me magnitudë 4.4 në orën 22:08.
Sizmiologu Rrapo Omeni e përgënjeshtroi kategorikisht dukë duke u shprehur se tërmetet në orën në vijim do të jenë më magnitudë të vogël. Më këtë rast, ai u bëri apel qytetarëve të rikthehen në shtëpitë e tyre dhe të qëndrojnë të qetë.
“Ky është thjesht një mashtrim nuk mund të parashikohet tërmeti. Janë lajme mashtrimesh. Ndërsa tërmetet 4 deri 5 janë normale, për të vendosur në ekuilibër zona sizmologjike ku u ndje tërmeti kryesor. Këto janë lëkundje të lehta dhe nuk shkaktojnë ndonjë dëm të madh. Do të ketë edhe pas-goditje”, deklaroi Omeni.