Ish-sekretarja amerikane e Shtetit dhe rivalja e presidentit Trump në zgjedhjet presidenciale, Hillary Clinton, ka sulmuar ashpër kreun e Shtëpisë së Bardhë pas zhvillimeve të fundit me çështjen e Ukrainës.
“Donald Trump është qartësisht një rrezik, një kërcënim për Shtetet e Bashkuara”, kështu u shpreh Hillary Clinton gjatë një interviste për CBS.
Ish-sekretarja e Shtetit e përkufizon presidentin “si një tornado njerëzore të korruptuar”. “Nuk ka rëndësi nëse je demokrat apo republikan, kur një president që është betuar për të mbrojtur Kushtetutën, përdor pozitën e tij për të shfrytëzuar një qeveri të huaj për motivet e tij politike”, shprehet Clinton.
Hillary i referohet kontrakteve mes presidentit ukrainas dhe Trump i cili i kërkoi Zelenski të kontaktojë me ministrin e Drejtësisë në SHBA, William Barr për të diskutuar hapjen e një hetimi të mundshëm për korrupsion për Joe Biden dhe djalin e tij. Për Hillary Clinton, Donald Trump ka tradhtuar vendin dhe është një realitet i vështirë për të cilin duhet ndërhyrë.