Një ballkon me sipërfaqe rreth 750 metra katrorë, me një pamje ku ndër të tjera mund të shihet dhe pista e Formula 1.
Ky është apartamenti më i shtrenjtë në Europë, i cili gjendet në Monako.
Ai mund t’i përgjigjet të gjitha nevojave tuaja, raporton LuxLife, duke përfshirë dhe aspekte estetike e relaksuese.
Apartamenti i quajtur Le Mirage, ka pesë bodrume, gjashtë dhoma gjumi dhe katër hapësira parkimi, pa llogarotur ambientet e tjera të shumta
Dhe, në çmimin prej më shumë se shtatëdhjetë milionë euro, përfshihen dhe mobiliet, të përshtatura vetëm për këtë apartament. Dizajni i Art Deco e ka bërë të mahnitshme gjithçka haset brenda.
Ndërkohë, fqinjët mund të jenë njerëz me famë: yje Hollivudi, këngëtarë, supermodele, apo emra si Lewis Hamilton e Nico Rosberg.