Dy të afërm të cilët e mendonin njëri-tjetrin të vdekur gjatë Holokaustit, u takuan pas 75 vjetësh, e kjo falë Facebook-ut, që në këtë rast ka luajtur rol human.
Për më shumë se 75 vjet, Morris Sana ka jetuar me bindjen se kushëriri i tij dhe shoku më i mirë Simon Mairowitz ka vdekur. Kështu dhe me këtë të fundit. Por të shtunën, 87-vjeçari Sana dhe 85-vjeçari Mairoëitz patën një takim emocional mes tyre në Izrael.
Dy të afërmit u larguan nga Rumania pak para fillimit të pushtimit nazist të këtij vendi në 1940. Ata u detyruan të largoheshin nga ky vend me familjet e tyre.
Sana u rrit e bindur se kushëriri i tij kishte vdekur në një nga kampet evropiane gjatë Luftës së Dytë Botërore. Mairowitz mendoi njësoj për Sanën.
Dekada më vonë, Simon dhe vajza e Morris Sana vendosën kontakte përmes Facebook-ut. Kjo u pasua nga një takim në Tel Aviv.
Momenti i takimit të tyre u kap. Ata folën emocionalisht për momentin kur duhej të ndaheshin, sipas atyre që u gjendën në këtë çast të rrallë rreth tyre.