Konsumoni mish pa frikë. Mishi i kuq, sipas studimeve më të fundit, mund të sjellë edhe përfitime për shëndetin, një kontradiktë kjo me këshillat dietike të disa agjencive ndërkombëtare.
Shumica e njerëzve në mbarë botën, mund të vazhdojë të konsumojë pa frikë mish të kuq, njësoj siç bëjnë 3-4 herë në javë pjesa më e madhe e qytetarëve në Amerikën e Veriut dhe në Europë.
Bradley Johnson, profesor i asociuar në Universitetin Dalhousie në Kanada ka drejtuar kërkimet më të fundit në këtë fushë.
“Bazuar në kërkimet tona, nuk mund të themi me siguri që nga konsumimi i mishit të kuq mund të shkaktojë kancer, diabet apo sëmundje të zemrës”, thotë profesori.
Kërkues nga Kanadaja, Spanja dhe Polonia realizuan studime dhe analiza mbi 54 mijë persona, konsumues të rregullt të mishit të kuq dhe nuk zbuluan asnjë lidhje mes konsumit të mishit dhe impaktin në sëmundje të veçanta.
“Në 54 mijë persona, nuk gjetëm statistika të rëndësishme që lidhin mishin e kuq me sëmundjen e kancerit apo diabetit dhe nuk mund të flasim as për ulje të rrezikut mes tyre që kanë konsumuar më pak mish të kuq në një javë”.
Sipas këtij studimi, ne mund të vazhdojmë të konsumojmë mish pa frikë, së paku 2 herë në javë, pa abuzuar me sasinë.