Bota Nuk mjaftojnë telashet e Brexit, Johnson akuzohet nga ngacmim seksual nga një...

Nuk mjaftojnë telashet e Brexit, Johnson akuzohet nga ngacmim seksual nga një gazetare

Kryeministri britanik Boris Johnson po akuzohet për keqtrajtim seksual të një gazetareje, njoftojnë mediat britanike.

Sipas Charlotte Edwardes, nga The Sunday Times, incidenti i supozuar ndodhi në vitin 1999 kur ai ishte redaktor i The Specator. Edwardes e akuzoi Johnson se e kapi aq fort për kofshe, aq sa ta bindte të ulej me të për një drekë.

Johnson mohon akuzat, por nuk pranoi të komentojë nëse ai mendonte se Edwardes po gënjen.

Më vonë, Downing Street lëshoi ​​një deklaratë duke thënë se akuzat nuk janë të vërteta.

Johnson edhe ashtu po përballet me mospërkrahje edhe nga partia e tij lidhur me ecurinë e Brexit, ndërsa burime nga konservatorët thanë se këto pretendime erdhën si “rrufe”.