Kishin pasur dyshime se një nga zyrtarët më lartë të qeverisë kineze kishte qenë i përfshirë në korrupsion, por një kontroll në shtëpi zbuloi se personi në fjalë flinte mbi flori.
Policia kineze i gjeti rreth 13.5 tonë florinj, me vlerë rreth 637 milionë dollarë. Por floriri nuk ishte pasuria e tij kryesore. Nëpër llogari bankare i gjetën rreth 36.7 miliardë dollarë, që i bie në total më shumë se personi më i pasur në Kinë, pronari i Alibaba dhe Aliexpress, Xhek Ma.
Zyrtari kinez, i quajtur Zhan Qi, ka qenë në krye të Provincës Hainan, në jug të Kinës, ose më saktë Sekretar i Komitetit të Partisë Komuniste për provincën.
Mendohet se 58-vjeçari e ka mbledhur pasurinë nëpërmjet ryshfeteve përgjatë shumë viteve. Tani i janë hequr të gjithë titujt dhe pasuritë.
Kjo mësymje erdhi si pjesë e masave të presidentit Xi kundër korrupsionit.