Detaje të reja dalin nga ngjarja e rëndë në një stacion policie në Paris, ku një punonjës civil i policisë vrau me thikë 4 kolegë të tij dhe më pas u vra nga efektivët e tjerë në vendngjarje.
Sipas detajeve të para, autori ishte një ekspertë kompjuterësh shurdh që kishte punuar për më shumë se 20 vjet për policinë në kryeqytetin francez. 45-vjeçari hyri në ambientet e stacionit të policisë me një thikë qeramike për të shmangur detektorët e metaleve dhe më pas ekzekutoi kolegët e tij. Ai më pas u vra ndërsa dilte në oborrin e pasëm të ndërtesës.
Kolegët e tjerë e përshkruajnë autorin e kësaj ngjarje të rëndë si një punonjës i besueshëm që nuk kishte shkaktuar asnjëherë probleme. Më pas autoritetet kontrolluan banesën e tij dhe shoqëruan bashkëshorten, e cila gjithashtu ishte shurdhe.