Më datën 6 tetor 2019 Kosova do të votojë për të zgjedhur kryeministerin e ri, teksa kandidatët për këtë post janë Kadri Veseli, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti.
Ky i fundit u është përgjigjur deklaratave të Vjosa Osmanit që e ka krahasuar me ish-liderin e Venezuelës Hugo Chavez.
“Në vitin 1997 kam qenë dy herë në takime me ish-presidentit, Dr. Ibrahim Rugova. Nuk jemi pajtuar me të, por jemi pajtuar me qëllime. Përkundër mospajtimeve, ai nuk më ka thënë as Fidel Castro [ish-presidenti i Kubës], as kurrgjë tjetër. Kjo që ka thënë Vjosa është jofisnike”, ka thënë Kurti për mediat kosovare.