Sport Skënderbeu-Luftëtari, Artan Hoxha ‘këshilltari’ i korçarëve

Skënderbeu-Luftëtari, Artan Hoxha ‘këshilltari’ i korçarëve

Skënderbeu ka fituar me rezultatin 2-0 takimin e javës së shtatë kundër Luftëtarit dhe e shikon veten në vendin e parë me pikë të barabarta me Teutën që barazoi me Partizanin.

Pas 7 javësh ata kanë 12 pikë dhe ndiqen nga Tirana, Partizani dhe Bylisi me nga 11 pikë me këta të fundit që kanë një ndeshje më pak.

Në stadium ka qenë i pranishëm edhe gazetari Artan Hoxha ku është kapur nga fotografët teksa flet me presidentin e korçarëve dhe në një prononcim për Top Chanel Hoxha tha:

“I thash Takajt që mos bini kaq shumë në sy, pasi kishte pesë ndeshje radhazi që Skënderbeu humbiste ose fitonte me dy gola të shënuar pas minutës së 80-të. Që koefiçenti në kompanitë e basteve është shumë i lartë.

Humbi 3-1 me Tiranën dhe golat u shënuan 85 dhe 90, humbi 4-0 me Vllazninë dy gola u shënuan pas minutës së 80, fitoi 4-1 me Devollin në kupë, sërish dy gola pas minutës së 80.

Sot i thashë mos më thuaj që ka prap dy gola pas minutës së 80-të, dhe golat u shënuan në minutat 93 dhe 94”, përfundoi ai.