Johanes Hahn, Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Europian konfirmon edhe një herë mbështetjen e tij për hapjen e negociatave në tetor për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së veriut në Bashkimin Europian.
“Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i janë përgjigjur reformave të kërkuara, tani është koha që edhe shtetet anëtare të përgjigjen. Faleminderit drejtuesve të BE-së për qëndrimin e fortë për hapjen e negociatave të pranimit me të dy vendet në Tetor, shprehet Hahn.
Kujtojmë që vetëm tri ditë më parë drejtuesit e institucioneve më të larta të Bashkimi Europian iu drejtuan shteteve anëtare me një letër ku kërkonin të japin dritën jeshile për hapjen e negociatave për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Në letrën e firmosur nga 4 presidentët, Tusk, Sassoli, Juncker dhe Von der Leyen, theksohet se “nëse BE vendos tani për të filluar bisedimet e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë është një provë e aftësisë së Unionit për të përmbushur premtimet e tij dhe për të parë të ardhmen”.