Çaste frike për Elseid Hysajn në Torino në sfidën e Napolit me të zotët e shtëpisë. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare ka dalë nga loja me barelë në të 33’, pas një dëmtimi të frikshëm.
Në një dyluftim ajror me mbrojtësin e Torinos Ansaldi, i cili përkulet, Hysaj rrokulliset në ajër dhe rrëzohet në tokë duke përplasur kokën në fushë, ndërsa për pak sa nuk ka ndrydhur edhe qafën.
Mjekët e Napolit u futën menjëherë në fushë dhe e larguan nga loja, ndërsa në orët në vazhdim pritet një raportim më i detajuar mbi gjendjen e Hysajt.
Que queda horrorosa de Hysaj… 😱 pic.twitter.com/MhevHQb1fK
— Calciopédia (@calciopediagoal) October 6, 2019