Kryesore Shpronësimet për ‘Projektin e Unazës së Madhe’, dalin emrat e pronarëve

Shpronësimet për ‘Projektin e Unazës së Madhe’, dalin emrat e pronarëve

Ndërkohë që projekti për Unazën e Madhe vazhdon janë publikuar emrat e pronarëve që shpronësohen me qëllim për të realizuar projektin.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka shpallur kërkesën për shpronësim, për interes publik të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Rehabilitimi i Segmentit Rrugor, Pallati Me Shigjeta – Rrethrrotullimi Shqiponja”.

Kërkesa për shpronësim është bërë nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, ndërsa vlera totale e shpronësimit është 1,180,435,022.10 (një miliardë e njëqind e tetëdhjetë milionë e katërqind e tridhjetë e pesë mijë e njëzetë e dy pike dhjetë) lekë.

Kujtojmë se në lotin 1 punimet e projektit të Unazës së Madhe janë pezulluar, ndërkohë që në lotin 2 dhe 3 punimet vazhdojnë.

aDSAF.jpg

DGR.jpg

DGSDFH.jpg

JY.jpg

FHJY.jpg