Çmimi Nobel për Fizikën për vitin 2019 i është dhënë James Peebles, Michel Mayor dhe Didier Queloz për punën e tyre në kuptimin më të thelluar të universit.
Në ceremoninë e mbajtur të martën në Stokholm, Peebels tërhoqi çmimin për “zbulimet teorike të një ekzoplaneti (planeti jashtë sistemit diellor) i cili rrotullohet në orbitën e një ylli të ngjashëm me diellin”.
“Çmimi Nobel i këtij viti në fizikë shpërblen thellimin ë kuptimin e strukturës dhe historisë së Universit dhe zbulimit për herë të parë të një planeti që rrotullohet në orbitën e një ylli të ngjashëm me diellin, por që është jashtë sistemit diellor, Këto zbulime ndryshuan përgjithmonë konceptimin tonë për botën”, thuhet në postimin në Twitter të Çmimit Nobel.