Edi Rama ka shkarkuar shtatë ministra të qeverisë, mes tyre edhe zëvendëskryeministren Senida Mesi.
Më shumë është komentuar largimi i Arben Ahmetajt dhe Damian Gjiknurit. Ky i fundit është vënë në shënjestër të sulmeve të opozitës. Tashmë ai do zëvendësohet nga Belinda Balluku. Rama tha se kur bie fjala për Ballukun, nuk ka komente.
Para tre muajsh, ceremoninë e inaugurimit të linjës “Air Albania”, Kryeministri Edi Rama e mbylli me një batutë për drejtoreshën e Aviacionit Civil, Belinda Balluku, të cilën e quajti si “Shtriga e kuq e zi të Aviacionit”. Balluku është ish-bashkëshortja e gazetarit të njohur Sokol Balla dhe ka punuar me Kryeministrin Rama si drejtoreshë e kabinetit në Bashkinë e Tiranës.
“Faleminderit nga zemra të gjithë atyre që e bënë të mundur realizmin e kësaj ëndrre me vetëdijen e plotë që kjo ëndërr tani kërkon të mbahet gjallë dhe të bëhet fuqia tërheqëse e garancia e të gjithë shqiptarëve që do duan të fluturojnë në shtëpinë kuq e zi të ajrit dhe mbi të gjitha një falënderim shumë të veçantë për folësen e parë të këtij eventi, Belindën, “shtrigën” tonë kuq e zi të aviacionit, që ka bërë çka duhej me një profesionalizëm dhe me një vullnet e pasion pa të cilin s’do ishim këtu sot,” tha Rama.