Nëse është një person që do e hiqte nga ekrani për ish-konkurrenten e Big Brother, Xhensila Peren, ajo është Eliona Pitarka.
E ftuar në “Glamour Zone”, në rubrikën “Pyetje hot”, Xhensila u tregua e sinqertë kur moderatorja Ester Bylyku e pyeti konkretisht: Nëse do të kishe mundësi të largoje nga ekrani një figure publike, cila do të ishte dhe pse?
Dhe Xhensila u përgjigj duke thënë emrin e aktores, që sipas saj nuk bën për atë rol që është përzgjedhur në emisionin “Klanifornia”.
“Femër është. Nisur edhe nga ajo që sapo ka startuar… pashë puntatën e parë të emisionit dhe ajo është Eliona Pitarka. Më duket kot, pa lidhje. Te ajo fushë ku është prezantuar nuk bën”, tha Xhensila.