Kulturë Nobeli/ Shoqata e Shkrimtarëve Amerikanë: Jemi të shtangur, nuk mund të vlerësohet...

Nobeli/ Shoqata e Shkrimtarëve Amerikanë: Jemi të shtangur, nuk mund të vlerësohet përkrahësi i Millosheviç

Shoqata e Shkrimtarëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, PEN America, ka reaguar ndaj vendimit të Akademisë Suedeze për t’i dhënë çmimin Nobel shkrimtarit Peter Handken. PEM America ka dalë me një komunikatë përmes së cilës kanë kritikuar dhënien e çmimit Nobel për Letërsi, shkrimtarit Peter Handken, i cili ka përkrahur publikisht liderin kriminel serb, Sllobodan Millosheviçin.

Shoqata e Shkrimtarëve të SHBA-së shprehet se ndihen të shokuar nga ky vendim. Ata deklarojnë se e hedhin poshtë vendimin për të vlerësuar për ‘urtësi gjuhësore’ një shkrimtar që ka vënë pikëpyetje të vazhdueshme mbi krimet e dokumentuara të luftës.

Deklarata është shkruar nga autorja dhe presidentja e kësaj shoqate, Jennifer Egan.

Deklarata e plotë e PEN America:

PEN America zakonisht nuk komenton çmimet letrare të institucioneve të tjera. Ne e pranojmë që këto vendime janë subjektive dhe se kriteret nuk janë uniforme. Sidoqoftë, dhënia sot e çmimit Nobel në Letërsi për Peter Handke duhet të jetë një përjashtim.

Jemi të shtangur nga përzgjedhja e një shkrimtari që ka përdorur ndikimin e tij publik për të ofruar përkrahje për autorët e gjenocidit, si ish-Presidenti serb Slobodan Millosheviç dhe udhëheqësi serb i Bosnjës, Radovan Karaxhiç.

PEN America është angazhuar që themelimi i saj në vitin 1948 për të luftuar kundër botimit të paramenduar, gënjeshtrës së qëllimshme dhe shtrembërimit të fakteve. Karta jonë më tej na angazhon të punojmë për të “larguar çdo urrejtje dhe për të mbrojtur idealin e një njerëzimi që jeton në paqe dhe barazi.

Ne e hedhim poshtë vendimin që një shkrimtari i cili ka vënë në pikëpyetje krimet e dokumentuara të luftës, duhet të vlerësohet me çmim për ‘urtësi gjuhësore’. Në këtë kohë kur nacionalizmi, udhëheqja autokratike dhe dezinformimi janë në rritje dhe të përhapura në të gjithë botën, unioni letrar meriton më shumë se kaq. Ne jemi shumë të keqardhur për zgjedhjen që ka bërë Akademia e çmimit Nobel.