Sekretari amerikan i Thesarit Steven Mnuchin njoftoi të premten se Presidenti Donald Trump kishte autorizuar zyrtarët amerikanë që të hartonin ato që i quajti sanksione të reja e “shumë të fuqishme” ndaj Turqisë që lidhen me ofensivën e saj në verilindje të Sirisë. Ai tha se bankat po njoftoheshin lidhur me këtë vendim të administratës.
Zoti Mnuchin tha që Shtetet e Bashkuara nuk t’i zbatonin për momentin sanksionet, por tha se do ta bënin nëse kjo gjë do të konsiderohej e nevojshme.
“Ne po i njoftojmë institucionet financiare që të jenë të kujdesshëm se mund të ketë sanksione”, tha zoti Mnuchin.
“Këto janë sanksione janë shumë të fuqishme. Shpresojmë që të mos jetë e nevojshme që t’i përdorim, por ne mund ta rrënojmë ekonominë turke nëse kjo do të jetë e nevojshme”, shtoi ai.
Sekretari amerikan i Thesarit tha se zoti Trump ishte i shqetësuar rreth mundësive që ofensiva turke mund të shkaktonte viktima në popullsinë civile. Presidenti tha ai, kërkon të bëjë të qartë se “Ankaraja nuk mund të lejojë qoftë edhe një luftëtar i vetëm i ISIS-it që të largohet”.