Dy shqiptarët e parë që kanë ngjitur majën më të lartë të Antarktidës janë shpëtuar pasi u bllokuan për dhjetë ditë në kontinentin e akullt. Ata kanë qëndruar në një tendë të izoluar nga moti i ashpër dhe më i egri që njeh planeti, në një tendë dhe në temperaturat deri në -40 gradë celsius
Mrika, vetëm 16 vjeçe dhe babai i saj Arianit Nikqi ishin mes një grupi alpinistësh që kishin ngjitur majën më të lartë të Antarktidës, 4892 metra e lartë, pavarësisht motit të acartë. Pas këtij suksesi, ata nisën rrugën e kthimit, por për shkak të të ftohtit ekstrem, arritën me vështirësi në kamp më 17 dhjetor, ku edhe u izoluan për dhjetë ditë.
Të premten dy shqiptarët e Kosovës kanë arritur të dalin jashtë kampit bazë dhe janë nisur drejt aeroportit “Union Glacier”, për të lënë kontinentin e akullt. Ai ishin nisur drejt Antarktidës për të ngritur flamurin shqiptar në majën më të lartë të kontinentit.
Theksojmë Mrika së bashku me babanë e saj më 29 janar të këtij viti kanë arritur të ngjitën në majën më të lartë në Afrikë të quajtur Uhuru Peak e njohur edhe si maja e Kilimanxharos.
16 vjeçarja nga Peja shprehej në një intervistë televizive si ngjitja majën e Kilimanxharos ishe gjëja më e bukur që i kishte ndodhur. “Sa më shumë që arrin, aq më shumë dëshiron që të sfidosh veten”, tha rrëfente ajo.
Sipas saj bjeshkët e Kosovës kanë shumë vende të bukura e të mira për tu përgatitur për tu ngjitur në maja të larta. Mrika duket se ka vendosur dhe i ka vënë vetës qëllim që të ngjisë 7 majat më të larta të botës, por a do të marrë fund kjo endërr pas bllokimit në Antarktidë?!.