Një i dënuar është plagosur rëndë si pasojë e një përleshje në burgun e Rrogozhinës.
Raportohet se në përplasje janë përfshirë gjashtë të dënuar, ndërsa sherri ka nisur pasditen e sotme në palestrën e burgut.
Të gjithë personat që u përfshinë në përplasje kanë marrë plagë, por më rëndë ndodhet i dënuari me mbiemrin Bajrami, i cili është transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë. Po sipas burimeve, ka qenë i dënuari Endrit Goga së bashku me pesë persona të tjerë që kanë rrahur Bajramin.
E ndërsa Bajrami është dërguar në Tiranë, të dënuarit e tjerë janë mjekuar brenda spitalit të burgut të Rrogozhinës.
Policia nuk ka dhënë ende një version zyrtar të ngjarjes së ndodhur ditën e sotme.