Nocioni i fshatrave të bukura si kartolinë ka bërë që shekuj me radhë udhëtarë të shumtë të përhapeshin në të gjithë Europën në kërkim të fshatrave të veçantë. Shumë pika piktoreste të kontinentet kanë mbetur të fshehura për një kohë të gjatë. Të arrish në disa prej këtyre bukurive europiane është diçka e bukur. Pasi t’i kenë parë sytë e tu do t’ju falenderojnë për atë që kanë parë
Tellaro, Itali
Rrugët shkëmbore dhe port ii vogël kanë mbrojtur Tellaro-n nga vala e turizmit që ka gëlltitur qytetet e tjera bregdetare si Vernaza dhe Portofino.
Kjo pjesë shkëmbore është quajtur Gjiri i Poetëve sepse ikona të letërsisë kanë kaluar aty si Lord Bajroni dhe D.H.Laurence.
Bibury, Angli
Ky rajon kodrinor është një bukuri natyrore e çmuar që ndodhet në jugperëndim të Anglisë. Dhe një nga fshatrat më të dashur është Bibury ku livadhet e gjelbëruara lidhen menjëherë me fshatrat e lashta prej guri me çati të pjerrëta.
Ato janë ndërtuar në shekullin e 17.
Hallstatt, Austri
Qyteza e vogël e Hallstat në qendër të Austrisë gëzon një mjedis të mrekullueshëm në bregun Hallstater, në mes të një liqeni dhe një mali të harlisur që ngrihet në mënyrë dramatike buzë ujit.
Minierat e kripës që ndodhen aty prej mijëra vjetësh kanë dhënë prosperitet qytetit.
Folegandros, Greqi
Rrugët e Santorini janë të mbushura me admirues, por jo në Flogandros, një ishull aty pranë, ku do të gjeni të njëjtën arkitekturë, rrugë të shtruara me kalldrëm.
Ndërtesa të lyera me gëlqere e të zbukuruara me lule shumë ngjyrëshe.
Colmar, Francë
Ndikimet franceze dhe gjermane përzihen në këtë fshat të ruajtur mirë. Një gamë e stileve arkitekturore nga stili gotik gjerman në stiln neo-barok francez.
Gjatë Luftës së Parë Botërore ky qytet nuk u shkatërruar për shkak të bukurisë së tij.
Reine, Norvegji
Në veri të rrethit arktik, Reine është një fshat në arkipelagun Lofoten ku peshkimi është aktiviteti kryesor.
Aty dallohen shumë kabina të ndritshme të kuqe të peshkatarëve që janë kthyer tani në dhoma për vizitorët.
Telc, Çeki
Banorët e Telc, qyteti i vogël në jug të Moravias, dikur pëlqehej shumë për shtëpitë e tyre të bukura. Fasadat janë të ndërtuara në stilini barok dhe të Rilindjes.
Shtëpitë e vjetra të kësaj qyteze janë kthyer në dyqane e kafene të vogla./CNN/