Bota Mitsotakis: Shtyrja e negociatave dëmton stabilitetin e Ballkanit

Mitsotakis: Shtyrja e negociatave dëmton stabilitetin e Ballkanit

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis deklaroi sot se shtyrja e hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut nuk është diçka e mirë as për Ballkanin dhe as për vetë Greqinë.

“Kjo nuk është diçka e mirë as për stabilitetin e përgjithshëm të Ballkanit dhe as për Greqinë. Arma kryesore në duart e Greqisë ka të bëjë me perspektivën evropiane të këtyre vendeve. Sa më të afërta të jenë këto vende me kursin evropian, aq më shumë do t’u jepet mundësia të bëjnë ndryshime”, shtoi ai.

Edhe përpara fillimit të samitit të Brukselit, Mitsotakis kishte shprehur mbështetjen e vendit të tij për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.