Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur pasditen e sotme në Berat, ku pronarët e një lavazhi qëlluan me armë ndaj qiramarrësve të biznesit, pasi pretendonin se nuk iu është paguar qiraja në kohë.
Sipas mediave informative, pronari i lavazhit Vladimir Spahiu ka qëlluar me pistoletë nga makina drejt objektit në lagjen “30 Vjetori”, ndërsa djali i tij, Xhoni, drejtonte automjetin.
Në momentin e ngjarjes, në lavazh ndodheshin tre persona, Krenar Dinkallari, Erion Germaku dhe Muhamet Hysa, por fatmirësisht nuk kanë pësuar lëndime.