Bota Fatura e luftës tregtare: Miliarda dollarë humbje për SHBA dhe Kinën në...

Fatura e luftës tregtare: Miliarda dollarë humbje për SHBA dhe Kinën në 2018

Lufta tregtare mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka prodhuar miliarda dollarë humbje për të dyja palët në 2018, duke goditur industritë e makinave, teknologjisë, por mbi të gjitha agro-bujqësinë. Këto humbje i japin një nxitje presidentëve Xi Jinping dhe sidomos Donald Trump për t`u ulur në mënyrë që të gjejnë një zgjidhje për këto përplasje tregtare. Vlerësimet tregojnë se humbja për secilën prej dy ekonomive më të mëdha të botës fiksohet në 2.9 miliardë dollarë në vit vetëm për tarifat mbi produktet bujqësore.

Kina është importuesi më i madh në botë i sojës, dhe vetëm në 2017 importoi nga SHBA 12 miliardë dollarë. Që prej vendosjes së tarifës prej 25%, Kina është detyruar ta blejë pjesën dërrmuese të sojës nga Brazili.  Ekspertët thonë se situata nuk mund të vazhdojë më kështu dhe duhet patjetër një zgjidhje.

Eksportet totale të SHBA drejt Kinës në sektorin agrobujësor regjistrohen në rënie me 42% gjatë 10 muajve të parë të vitit, në 8.3 miliardë dollarë, thonë shifrat zyrtare.  Fermerët amerikane janë dëmtuar tejmase nga kjo luftë tregtare, dhe qeveria si rrjedhojë ka akorduar një fond prej 11 miliardë dollarë për ta.