Kamerat-kurth kanë regjistruar kafshë që mendoheshin të zhdukura apo të mërguara nga mjedisi natyror i Parkut Kombëtar të Prespës.
Nga kontrolli i bërë në kamerat-kurth të vendosura në këtë park, janë regjistruar filmimet e kafshëve mjaft interesante si ariu i murrmë, ujku dhe macja e egër.