Presidenti Ilir Meta ka hequr nga rrjetet sociale një fotografi të publikuar dje me lideren e Minarit, Aung San Suu Kyi, pas kritikave që mori nga komentuesit.
Aung San Suu Kyi, e cila është përgjegjëse për vrasjen e mijëra pjesëtarë të komunitetit musliman Rohingya në Mianmarin budist, shihej në krahët e presidentit Meta gjatë ceremonisë së inaugurimit të Perandorit të ri japonez.
Këtë fotografi Meta e kishte përcjellë me mbishkrimin se ndjehet i kënaqur që është takuar me të.
Komentet në rrjetet sociale kanë qenë tejet kundërshtuese, dhe pas presioneve publike, Meta ka larguar fotografinë nga Facebook-u, pa sqarim apo kërkim faljeje.
Kujtojmë se Këshilli Evropian para dy vitesh e kishte bërë përgjegjëse Aung San Suu Kyi për vrasjen e mbi tre mijë myslimanëve në vetëm pak ditë, si dhe për dëbimin e mbi 2 milion banorëve nga rajoni Rakhine.