Aktualitet Pranga shqiptarit në Itali, vodhi 400 kg rrush të sapombledhur

Pranga shqiptarit në Itali, vodhi 400 kg rrush të sapombledhur

Një shqiptar 28 vjeç u arrestua nga karabinierët në Triggiano të Barit, në Itali, pasi po vidhte një sasi të konsiderueshme rrushi.

Mediat lokale raportojnë se në pranga ra shtetasi me inicialet B.A, i cili po ngarkonte në automjetin e tij 400 kg rrush të cilësisë “Red Globe”, të sapombledhur.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Rutigliano të Barit, ndërsa pas ndalimit të shtetasit shqiptar, sasia e 4 kuintalëve rrush iu kthye pronarëve të ligjshëm.