Pak minuta më parë Kryeministri Rama ka publikuar një foto shumë ironizuese për opozitën, dhe ketë herë nuk ka munguar thumbimi i tij për figurat në krye të saj
Në foto-montazhin e publikuar në InstaStory Rama ka modifikuar një ekip sportiv i cili tërheq litarin me fotot e deputetëve dhe drejtuesve të opozitës, nga Monika Kryemadhi te Lulzim Basha e Petrit Vasili, Spartak Braho e shumë të tjerë.
Ashtu sikurse me fotot e publikuara gjatë protestës së studentëve, kur i pyeste ata se kur do të dialogonin, Rama ka pyetur demokratët se kur do ta rrëzojnë Qeverinë sepse iku viti.
“Kur do e rrxoni pra, iku viti?!”, shkruan Rama.