Extra Nesër ndryshon ora, do të flini 60 minuta më shumë

Nesër ndryshon ora, do të flini 60 minuta më shumë

Ditën e diel, në 27 tetor, akrepat e orës do të kthehen 60 minuta pas.

Kjo llogaritje e orës do të vazhdojë deri në fund të muajit mars të vitit 2020 kur rikthehet ora verore.

E thënë ndryshe, me këtë zhvendosje kohore, njerëzit do të flenë një orë më shumë në mëngjes, por pasdite errësira do të vijë më parë.

Lëvizja e akrepave që bëhet prej shumë dekadash në Bashkimin Europian ka hapur së fundmi një debat të gjerë mes shumë shteteve të unionit. Disa prej vendeve janë pro ndryshimit të orës, e disa të tjera kundër, për shkak se sjell probleme të ndryshme, madje edhe shëndetësore.

Deri më tani nuk ka ende një vendim përfundimtar mbi këtë çështje që pritet të kalojë në Parlamentin Europian.

Por secili shtet anëtar do të duhet të vendosë nëse do të qëndrojë me kohën verore apo me atë të dimrit.

Ndryshimi i orës u vendos në mënyrë që vendet të përfitonin më shumë nga drita e diellit, duke kursyer kështu energjinë elektrike.