Kur realitetet përsëriten!
Nga Armand Plaka*
Kjo karikaturë e revistës satirike britanike “Punch” duket si e porositur për vitin 2019 e jo 1914. Megjithë fajet e mëkatet tona, Franca ka bërë që të paktën shumica e europianëve ta kuptojnë se Shqipërisë (por jo vetëm) po i bëjnë cirk, aq sa edhe euro-optimisti më i madh po nis ta çoje nëpër mend faktin se ndoshta duhet të shohë për plan rezervë. Paradoksalisht këtë realitet e kishin vënë re atëherë vetë anglezët që në heshtje përkrahën planet për copëtimin e Shqipërisë e sot megjithë kaosin e stresin politik që i ka zënë, ndërsa s’po gjejnë dot një zgjidhje për Brexit-in, të paktën në ditët e fundit të tyre si anëtarë të BE-së nuk e penguan rrugëtimin e Shqipërisë drejt Europës.
*Shënim i marrë nga profili i tij në Facebook