Sport Shtyu dy herë anësorin, Ribery rrezikon dënim të gjatë (VIDEO)

Shtyu dy herë anësorin, Ribery rrezikon dënim të gjatë (VIDEO)

Nervozizmi te Fiorentina pas përfundimit të ndeshjes kundër Lazios mund ta lërë skuadrën e drejtuar nga Montella pa një element të rëndësishëm të ekipit.

Franck Ribery rrezikon një dënim të rëndë pas kartonit të kuq të marrë kur arbitri kishte vërshëllyer 3 herë.

Francezi shtyu dy herë anësorin, i cili, sipas Ribery, duhet të kishte akorduar faull në aksionin që çoi në golin e dytë të Lazios.

Ribery rrezikon 4 ndeshje pezullim.