Politika Dokumentet e KGB-së: Putin, një spiun i ndërgjegjshëm dhe i disiplinuar

Dokumentet e KGB-së: Putin, një spiun i ndërgjegjshëm dhe i disiplinuar

Dokumentet e KGB-së të lëshuara në Rusi përshkruajnë Presidentin rus Vladimir Putin në fillim të karrierës së tij si një spiun “me ndërgjegje dhe të disiplinuar”.

“Shoku Putin … po ngre vazhdimisht nivelin e tij ideologjik, politik dhe profesional”, thuhet në një dokument të qarkulluar në median ruse.

Putin, tani 67-vjeçar, punoi për Shërbimin Sekret të Bashkimit Sovjetik nga mesi i viteve 1970 dhe u dërgua në Dresden, atëherë Gjermania Lindore, nga viti 1985 deri në vitin1990, në një kohë kur pushteti Sovjetik ishte duke u shembur.

Në Kremlin, Putini u rrethua me shumë ish-punonjës të Shërbimit Sekret, dhe FSB, pasardhëse e KGB-së, u bë një agjenci e fuqishme.

Profili i Putinit nga KGB është pjesë e një ekspozite në Arkivin Qendror të Dokumenteve Historike dhe Politike në Shën Petersburg, ku mund të shihen dokumente të tjera të deklasifikuara.

Eprorët e rinj të Putinit u uruan gjithashtu nga shërbimi sekret për “punën dhe rezultatet e mira”, thuhet në dokument.

Putin, i cili ka qenë në pushtet në Rusi për dy dekada si president ose kryeministër, zbuloi në vitin 2016 se ai po mbante kartën e anëtarësimit në Partisë Komuniste të BRSS për arsye sentimentale.