Matteo Darmian dhe Arturo Vidal janë objektivat e Interit për merkaton e janarit. Drejtuesit e Interit duket se i kanë idetë e qarta se ku do të ndërhyjnë në merkaton e dimrit.
Objektivi kryesor është përforcimi i mesfushës, atje ku dhe alternativat e teknikut janë edhe më të pakta, duke patur parasysh edhe problemet që kanë shoqëruar Sensin apo Vecinon. Për këtë arsye drejtuesit zikaltër duan me çdo kusht Vidal, i cili nga ana tjetër e ka shprehur qartë dëshirën për të punuar sërish me Conten pasi te Barcelona nuk po gjen shumë hapësira.
Ndërkohë Darmian do të ishte një alternativë e mirë për krahun e djathtë pasi Lazaro nuk është përshtatur ashtu siç duhet.