Shoferët në Britaninë e Madhe tashmë mund të përballen me ndëshkime të rënda edhe nëse vetëm prekin celularin gjatë kohës që drejtojnë makinën.
“The Sun” shkruan se ata mund të gjobiten nga 200 Paund deri në heqje pikësh nga patenta. Për këtë po instalohen kamera të reja trafiku që t’i kapin shoferët në momente të tilla.
Disa deputetë kanë kërkuar që të hiqet një nen i ligjit, i cili i lejon shoferët që të shmangin dënimet për rastet kur kapen duke përdorur celularin për të regjistruar video, për të bërë foto apo për të vënë muzikë.
Por përveç këtyre rasteve shoferët në Britani do duhet të bëjnë kujdes edhe kur të përdorin navigatorin. Nëse policia i kap duke prekur navigatorin gjatë kohës që mund të jenë duke ngarë, ndëshkimi mund të shkojë nga gjashtë pikë heqje nga patenta deri në gjobë 200 Paund.
Pritet që propozimet e deputetëve të miratohen në pranverën e vitit të ardhshëm. Në vitin 2018 në rrugët e Britanisë së Madhe kanë ndodhur 683 aksidente, e ku fajtor ka qenë një shofer i cili përdorte celularin gjatë kohën që drejtonte mjetin.