Bota Nga gjatësia dhe viktimat e deri tunelet: Muri i Berlinit në shifra

Nga gjatësia dhe viktimat e deri tunelet: Muri i Berlinit në shifra

9 nëntor 1989, Berlinezët te Porta e Brandenburgut duke festuar Rënien e Murit

Gënjeshtra e thënë nga Walter Ulbricht, udhëheqësi komunist i Gjermanisë Lindore, ishte ajo që u mbajt mend gjatë në histori.

Ai tha: “Askush nuk ka qëllim të ndërtojë një mur”.

Vetëm pak kohë më vonë, në gusht të vitit 1961, filloi ndërtimi i murit ndarës.

Vijimi është simboli i Gjermanisë së ndarë, i shprehur në shifra:

Gjatësia: Më 13 gusht 1961, në orën 01:00, filloi bllokimi sistematik i kufirit 155 kilometra të gjatë, rreth Berlinit Perëndimor, 43 kilometra prej të cilave ndanë zonën e qytetit të Berlinit. Rripi i vdekjes ishte i gjerë mes 15 dhe 150 metra.

Viktimat: 140 persona u vranë vetëm në Murin e Berlinit, përfshirë këtu tetë roja kufitare të Republikës Demokratike Gjermane (RDGJ).

Kostot: Deri në vitin 1970, muri thuhet se ka kushtuar rreth 100 milionë marka të Gjermanisë Lindore. Kostot totale nuk dihen.

Arratitë: Më shumë se 5 000 persona arritën të largoheshin në Berlin. Më shumë se 40 000 u larguan nga Gjermania Lindore midis viteve 1961 dhe 1989.

Kalimet: Ndodheshin tetë vendkalime kufitare që lidhnin dy pjesët e qytetit. Pika e kalimit Bornholmer Strasse, ishte e para që u hap në 9 nëntor 1989.

Rojat e kufirit: Gjatë 28 viteve të Murit të Berlinit, më shumë se 11 000 ushtarë, të Ushtrisë Popullore Kombëtare, ruanin kufirin e Berlinit. Gjendeshin rreth 300 kulla vrojtimi.

Ndërtimi: Në vitin 1975, muri kufitar u rindërtua me segmente 3,60 metra të lartë. Tuba betoni me gjatësi katër metra, u vendosën në majë të secilës prej pllakave 2,75 tonëshe. Për më tepër, kufiri rreth Berlinit Perëndimor përbëhej nga një mur i ndërtesave të parafabrikuara, një gardh metalik dhe pjesë ujore.

Tunelet: Me kalimin e viteve, shumë njerëz u përpoqën të anashkalojnë kufirin duke kaluar nëpër tunele që gërmuan vetë ose përmes sistemit të kanalizimit. Dihet se ka pasur rreth 70 tunele midis Berlinit Lindor dhe Perëndimor dhe më shumë se 300 qytetarë të RDGJ-së i përdorën ato për të mbërritur në Perëndim.