E “premtja e zezë” kineze ka shënuar rekordin e më shumë se 28 miliardë dollarë të shpenzuara për blerje brenda 24 orëve. Vetëm në 68 sekondat e para, dollarët e shpenzuar për blerje online, ishin 14.3 miliardë.
“Alibaba” mbyll edicionin e 11 të festivalit për blerjet në ditët teke, një ditë dedikuar blerjeve të shfrenuara në faqet online në Kinë. Të ngjashme me të premten e zezë amerikane.
Në fakt janë shënuar shitje rekord në platformën online të kolosit kinez. Pasditen e të hënës me orën lokale të Kinës u shënuan 28.6 miliardë dollarë të shpenzuara.
E hapur mesnatën mes të dielës dhe të hënës, me bekimin e yllit amerikan Tejlor Suift, në një mbrëmje gala të mbajtur në Shangai për këtë vit, blerjet për 68 sekondat e para shënuan një shifër prej 14.3 miliard dollarë.
Në këtë mënyrë është lënë prapa dhe e premtja e zezë amerikanë, në nëntor, që i dedikohet shpenzimeve. Iniciativa e Ali Babës shtyu dhe pjesëmarrjen e platformave të tjera si Xhej Di dhe Saning.