Sport Zyrtare: Henry në MLS, kanadezët e Montreal i besojnë stolin

Zyrtare: Henry në MLS, kanadezët e Montreal i besojnë stolin

Impact Montreal ka zyrtarizuar legjendën e kombëtares së Francës, Thierry Henry, si trajnerin e saj më të ri. Klubi që militon në MLS i ka suprizuar të gjithë me afrimin e francezit.

Henry ishte trajner i Monaco deri në janarin e këtij viti, ndërsa këtë periudhë ka qëndruar pushim. 42-vjeçari ka firmosur për dy vite me klubin kanadez, me opsionin për ta rinovuar atë.

Thierry Henry ka thënë dhe fjalët e para si trajneri i Montreal duke falendëruar dhe drejtuesit për besimin. “Është një nder i madh për mua të jem trajner i Impact dhe të rikthehem në MLS. Kam kaluar momente të bukura këtu dhe e njoh mirë kampionatin. Gjithmonë e kam ndjekur Montrealin dhe tashmë jam këtu”.