Bota Londra fut në ngërç Komisionin e ri Europian: Jo kandidat britanik para...

Londra fut në ngërç Komisionin e ri Europian: Jo kandidat britanik para zgjedhjeve

Mbretëria e Bashkuar ka informuar Brukselin se nuk do të emërojë kandidatin e saj për Komisioner për përbërjen e ardhshme të Komisionit Evropian derisa të formohet një qeveri e re, pas zgjedhjeve të 12 dhjetorit.

Reuters vë në dukje se, sipas rregullave të BE-së, të gjithë anëtarët u kërkohej të propozojnë një komisioner.

Masa ka të ngjarë të zemërojë partnerët e BE-së, pasi blloku dëshiron që Komisioni i ri Evropian i kryesuar nga Ursula von der Leyen të marrë detyrën në 1 dhjetor, tha agjensia britanike.

Në lidhje me vendimin e saj, Londra iu referua udhëzimeve të përgjithshme për zgjedhjet nga kabineti britanik, atë që qeveria nuk duhet të propozojë kandidatë për zyra të shquara ndërkombëtare, përfshirë institucionet evropiane, gjatë periudhës së zgjedhjeve.

Politico me bazë në Bruksel vlerëson se një vendim i tillë nga Londra mund të çojë në probleme ligjore, si dhe mundësinë e vonimit të mëtejshëm të hyrjes në detyrë të Komisionit të ri Evropian