Sport “Çfarë mikpritje. Faleminderit Kosovë”, vjen falënderimi zyrtar i Anglisë

“Çfarë mikpritje. Faleminderit Kosovë”, vjen falënderimi zyrtar i Anglisë

Mikpritja që populli shqiptar i Kosovës i dhuroi kombëtares së Anglisë ishte diçka e jashtëzakonshme. Atmosfera ishte shumë e mirë para, gjatë dhe pas ndeshjes. Trajneri Southgate, lojtarët, gazetarët e pranishëm dhe tifozët përjetuan emocione të forta.

Të gjithë u larguan nga Prishtina me përshtypjet më të mira. Gjithçka shkoi për mrekulli, teksa nuk munguan as elozhet e mediave angleze. Së fundi ka ardhur edhe reagimi i zyrtar i “Tre Luanëve” pas rikthimit në shtëpi.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kombëtarja ishullore ka falënderuar Dardanët. “Çfarë mikpritje. Faleminderit Kosovë”, shkruhet në komentin e bërë në Twitter.