Mijëra zogj të ngordhur kanë mbushur plazhet më të njohura të Sidnejit të Australisë. Trupat e pulëbardhave bishtshkurtër u gjetën në vijën bregdetare të Bondi, Manly dhe Cronulla. Ky lloj zogu migrator kthehet në jug të Australisë për t’u ushqyer pasi e kalon verën në Alaskë.
Sipas ekspertëve, kësaj herë regjistrohet një numër më i madh shpendësh që ngordhin për shkak të mungesës së ushqimit. Zogjve iu duhet ushqim i mjaftueshëm për të përballuar udhëtimin prej 14 mijë kilometrash mbi Paqësor, por peshqit me të cilin ata ushqehen mungojnë në cekëtinë, kjo për shkak të rritjes së temperaturave të detit.
Çdo vit mbi 30 mijë zogj mbërrijnë në ishullin Griffith të Australisë, por kësaj radhe mendohet se numri i tyre do të jetë i përgjysmuar.