Pas aksidentit të rëndë në Elbasan ku një këmbësor u përplas për vdekje nga një automjet, rrugët janë përgjakur sërish. Këtë herë në Kavajë, në rrugën dytësore të Malit të Robit. Automjeti me drejtues B.F ka përplasur G. L., 52 vjeç, i cili po lëvizte me një biçikletë. Si pasojë e përplasjes, 52-vjeçari, si pasojë e dëmtimeve të marra në kokë dhe trup, ka ndërruar jetë në vendngjarje. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në polici. Vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti fatal.
Njoftimi i Policisë
Kavajë/Informacion Paraprak
Rreth orës 17:40 në rrugën dytësore të Malit të Robit, automjeti me drejtues shtetasin B. F ka përplasur çiklistin G. L., 52 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, çiklisti shtetasi G. L si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në vendngjarje. Drejtuesi i automjetit shtetasi B. F është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.