Sport “Revolucioni Reja”, zbulohen senatorët që rrezikojnë te Kombëtarja

“Revolucioni Reja”, zbulohen senatorët që rrezikojnë te Kombëtarja

Nuk e tha për herë të parë dhe duket se e ka shumë seriozisht, Edy Reja do të rinovojë krejtësisht kombëtaren.

“Disa nga lojtarët që përjetuan emocionet e De Biasit me kombëtaren kanë moshë dhe duhet të kërkojmë zëvendësuesit e tyre“, tha tekniku italian pas ndeshjes me Francën.

Reja ka shprehur dëshirën për të rinovuar me Shqipërinë, ndërsa topi është në duart e presidentit Armand Duka.

Ky i fundit po mendon nëse duhet të vazhdojë me veteranin, apo duhet të ndajë rrugët. Premtimet e italianit dihen pasi e pranon se do të nisë revolucionin.

Numri një i stolit do që të gjejë zëvendësuesit e heronjve të Euro2016. Janë disa emra që rrezikojnë nga mbrojtja në sulm.

Mërgim Mavraj mund të mos grumbullohet më nga tekniku italian. Kapiteni duket se i ka “larë duart” me Shqipërinë.

Emri tjetër që është në listë është Ledian Memushaj. Mesfushori i Pescares po luan rregullisht me ekipin e tij, por me 32 vite në shpatulla mund të preket nga revolucioni i Rejës.

Taulant Xhaka me shumë mundësi nuk do të marrë më ftesë nga Reja.

Sjellja e tij nuk ka qenë e mirë, ndërsa hapi shumë polemika me refuzimin e ftesës.

Edhe Lenjani rrezikon duke qenë se nuk ka lënë shumë mbresa në fushën e lojës.

Reja duket e do të nisë një revolucion total për eliminatoret e Botërorit, shkruan Telesport.