Kryesore Meta flet për videon korruptive që implikon kreun e KED-së: Do ta...

Meta flet për videon korruptive që implikon kreun e KED-së: Do ta bëj shembull

Në emisionin “Open” në TCH, Presidenti i Republikës Ilir Meta ka folur edhe për videon e paralajmëruar që implikon kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.

“Video korruptive? Nuk jam këtu për të komentuar zotin Tedi Blushi. Nuk do të mbetet fëmijë në planet nuk do të mbetet pa kuptuar se çfarë vjedhje ka qenë. Dvorani do të bëhet shembull.

I vetmi shembull që të tregojë se askush nuk mund të tallet me reformën në drejtësi. Dëmi është i madh. Përvetësimi është i madh. Këta ambasadorët dhe ai janë përgjegjës”, tha Meta.

“Unë do kërkoj hetim ndërkombëtar për ta ata që mbrojnë Dvoranin. Ata që e mbrojnë janë të korruptuar”, tha Meta.

Presidenti tha se do t’i mbledhë të gjithë ambasadorët “dhe do ua bëjmë si fëmijëve në klasë të parë që vjedhja është e madhe dhe nuk mbulohet. Duan ata të fitojnë fytyrën e tyre, kjo është e papranueshme”.

Meta tha se nuk ka hequr dorë nga kallëzimi për Dvoranin: “Do bëhet shembull për të rikthyer besimin tek reforma në drejtësi, që askush të mos tallet me reformën si në këto dy vitet. Faktet janë flagrante, dëmi është i madh, nuk bëj shaka për Kushtetuesen”.