Duka i Jorkut ka hequr dorë nga detyrat e tij mbretërore pas skandalit Epstein.
Princi Andrew tha se lidhjet e tij me personin që akuzohet për abuzim seksual me minorenë i kanë shkaktuar shumë shqetësim Familjes Mbretërore britanike.
Në një komunikatë për shtyp, Princi shprehet se solidarizohet me viktimat e Epstein dhe me të gjithë ata që janë ndikuar nga kjo gjë.
Jeffrey Epstein u arrestua në muajin korrik, pas denoncimeve të bëra nga disa femra se ishin rekrutuar kur ishin të mitura nga miliarderi për të ushtruar prostitucion në festat e organizuara prej tij. Hetimet dyshohet se do të nxirrnin në dritë shumë njerëz të njohur që merrnin pjesë në këto festa dhe që ishin miq të Epstein dhe për këtë arsye shumë besojnë se ai nuk u vetëvra në burg, por u vra.